Sprache waehlen

Krishtlindjet

Festa e Krishtlindjeve është shumë e rëndësishme për Gjermanët, madje për shumë nga ata kjo është periudha më e rëndësishme e vitit. Po aq të larta janë edhe kërkesat dhe pritshmëritë lidhur me këtë festë.

[Translate to Albanisch:] Weihnachten in Deutschland

Ndjehuni të lirë ta shpërndani

Festa e Krishtlindjeve është shumë e rëndësishme për Gjermanët, madje për shumë nga ata kjo është periudha më e rëndësishme e vitit. Po aq të larta janë edhe kërkesat dhe pritshmëritë lidhur me këtë festë.

Me Krishtlindjet ndërthuren edhe shumë zakone e tradita. Kështu për shembull duke filluar që në vjeshtë në shumë dyqane mund të gjenden embëlsira të veçanta për kohën e krishtlindjeve si Lebkuchen, Plätzchen (biskota) dhe Stollen (keku i krishtlindjes). Në shumë vende hapen të ashtuquajturit tregjet e krishtlindjeve. Në shumë shtëpi vendosen ndriçime të veçanta si dhe pema e Krishtlindjes. Njerëzit takohen në shoqata, me kolegët dhe miqtë për të festuar Krishtlindjet. 

Dhurata dhe atmosferë perfekte

Festa e Krishtlindjes na kujton me traditën e saj të krishterë, që Perëndia iu është drejtuar njerëzve me anë të Jezusit në një menyrë krejt të veçantë. Gjatë periudhës së Krishtlindjeve të krishterët festojnë lindjen e Jezusit, kohë nga e cila fillon numërimi i viteve.

Jezusi është për të krishterët dhurata më e madhe e Perëndisë për botën. Prandaj edhe dhuratat janë një pjesë e rëndësishme e kësaj feste. Ata njerëz, që nuk janë më aq të vetëdijshëm për rrënjët e krishtera të Krishtlindjes apo për të cilët kjo festë nuk ka aq shumë rëndësi, e shohin shpesh festën e Krishtlindjes si një festë të dashurisë, të familjes dhe të paqes. Por edhe këtu pasqyrohen rrënjët e krishtera: Perëndia na fal ne me anë të Jezusit dashurinë dhe paqen e Tij.

Shërbesa dhe historia e krishtlindjes

Në Mbrëmjen e Shenjtë, në datën 24 dhjetor shumë njerëz shkojnë në shërbesë. Edhe ata njerëz që nuk kanë vetë besim të thellë shkojnë tradicionalish në kishë për Krishtlindje. Këto shërbesa janë publike dhe gjithkush mund të shkojë – edhe miq nga kultura dhe besime të tjera fetare janë të mirëpritur. Në shumë shërbesa në mbrëmjen e shenjtë fëmijët luajnë historinë e Krishtlindjes. Prindërit e Jezusit duhet të udhëtojnë gjatë për shkak të regjistrimit të popullsisë dhe gjejnë një grazhd si vend për të kaluar natën. Aty u lind Jezusi mes kushteve më të thjeshta. Barinjtë ishin njerëzit e parë, të cilët morën vesh nga engjëjt e Perëndisë për lindjen e shpëtimtarit. Më vonë një yll udhëhoqi një grup me burra të zgjuar aty ku ndodhej Jezusi – biri i Marias.

Kjo histori është ilustruar në figura – të ashtuquajtuarat figura të hambarit të Krishtlindjes, figura që gjenden në shumë kisha dhe shpesh nëpër shtëpi. Shërbesat e krishtlindjes rrezatojnë zakonisht një atmosferë të veçantë festive me anë të këngëve dhe teksteve dedikuar kësaj feste apo nëpërmjet ndriçimit enkas për festën e Krishtlindjes.

Një kohë e veçantë

Ia vlen të vizitosh një shërbesë të tillë krishtlindjesh për të përjetuar ndjesinë e krishtlindjes. Në përfundim të shërbesës njerëzit largohen për në shtëpitë e tyre pa kryer biseda të gjata pasi dëshirojnë të festojnë me familjet e tyre. Kjo është një sjellje zakonshme dhe nuk duhet parë në asnjë mënyrë si një veprim jo i sjellshëm.

Në shtëpitë ka dhurata, të cilat për shumë njerëz kanë një vlerë tepër të veçantë: Gjatë javëve para Krishtlindjes – e ashtuquajtura koha e Adventit – shumë njerëz zbaviten duke blerë dhurata. Gjatë kësaj kohe shumë njerëz bëhen më sentimantalë se zakonisht. Zbavitja nuk është faktikisht kuptimi fillestar i Krishtlindjes, por është mirë të mirëkuptohet.

Gjatë ditëve të Krishtlindjeve, dmth. më 25 dhe 26 dhjetor në Gjermani mbizotëron qetësia. Pothuajse të gjithë dyqanet janë të mbyllur, njërëzit rehatohen nëpër familjet e tyre. Krishtlindja festohet zakonisht me rrethin e ngushtë familjar – ndonjëherë kryen vizita tek prindërit apo tek vjehrra dhe vjehrri.

Prandaj nuk konsiderohet si një sjellje jo e hijshme ose e çuditshme, nëse dikush nuk të fton në një festë të tillë familjare. Festimi me rrethin e vogël familjar ka të bëjë thjesht me kulturën. Krishtlindja është një festë e krishterë dhe është e rrënjosur thellë në shoqërinë tonë. Nuk duhet ngatërruar me festën e Vitit të Ri, që festohet më 31 dhjetor, pra pak ditë pas festës së Krishtlindjes dhe që shënon kalimin në vitin e ri duke u festuar shpesh me fishekzjarre të zhurmshëm.

Ne urojmë, që gjatë kohës së Krishtlindjes ju të krijoni një përshtypje për domethënien e Krishtlindjes dhe që edhe ju të mund të festoni ndopak ketë festë bashkë me ne.

Ju urojmë Gezuar Krishtlindjet dhe bekime!

Për shkarkim

Këtë tekst mund ta shkarkoni në formatin PDF në gjuhen tuaj: