Sprache waehlen

Mirë se vini

Informacionet, që kemi përmbledhur për ju këtu kanë për qëllim t´ju ndihmojnë që të orientoheni dhe të ambientoheni me jetesën në Gjermani.

Mirë se vini
Foto: William Perugini, 123rf.de

Ndjehuni të lirë ta shpërndani

Mirë se erdhët në Gjermani dhe në faqen Deutschland-Begleiter.de. Informacionet, që kemi përmbledhur për ju këtu kanë për qëllim t´ju ndihmojnë që të orientoheni dhe të ambientoheni me jetesën në Gjermani.

Ndoshta disa gjëra funksionojnë ndryshe nga se i keni imagjinuar. Në Gjermani jetojnë së bashku njerëz me prejardhje të ndryshme dhe me sisteme të ndryshme vlerash. Gjermania është pra një vend i shumëllojshëm dhe ekzistojnë disa parime të rëndësishme, të cilat duhet ti dini dhe ti mbani parasysh.

Gjermania mund të bëhet atdheu juaj i ri. Për të arritur këtë, juve do t´ju duhet me shumë gjasa të ndesheni me disa pengesa zyrtare. Pavarësisht këtyre pengesave ne dëshirojmë t´ju vijmë në ndihmë me këshillat dhe udhëzimet tona me qëllim që të bëheni me sukses një pjesë e shoqërisë gjermane.

Me qëllim që të ndiqni rrugën e mbarë, nga Deutschland-Begleiter.de po ju ftojmë në një udhëtim. Zbuloni Gjermaninë dhe gjermanët me traditat e tyre të jetesës dhe mësoni gjërat që ju ndihmojnë sesi të silleni në jetën e përditshme me njerëzit. 

Sjellet e vetëkuptueshme për gjermanët mund të jenë të panjohura për ju

Shumë prej gjërave, që po iu shpjegojmë këtu, janë një pjesë e vetëkuptueshme e edukatës tonë në familje apo shkollë. E thënë ndryshe, i kemi mësuar që me qumështin e nënës. Megjithatë ekzistojnë ndryshime të mëdha, të cilat pjesërisht janë rajonale dhe pjesërisht janë të lidhura me ndryshimet në edukatën individuale të secilit.

Ne Deutschland-Begleiter përpiqemi të prekim ato tema që vlejnë në përgjithësi për gjithë Gjermaninë dhe që janë të rëndësishme për ju.

Rregullat si bazë e lirisë

Një diçka e rëndësishme që në fillim: Në Gjermani ekzistojnë një serë rregullash, ligjesh dhe formularësh. Disa njerëzve ato iu duken strikte, pa ndienja apo pak njerëzore. Edhe njerëzit që jetojnë prej një kohe të gjatë në Gjermani, kanë në raste të caktuara vështirësi për ti kuptuar të gjitha rregullat. Ne ju rakomandojmë që t’ju përmbaheni rregullave dhe ligjeve dhe të zbuloni qëllimin e tyre sepse kjo do jetë në të mirën tuaj. Pasi edhe nëse këto rregulla tingëllojnë çuditshëm, ato pa përjashtim shërbejnë për t’ju lehtësusar jetesën.

Ligjet mundësojnë një liri të madhe dhe një hapësirë të gjerë për të shpalosur aftësitë, cilësitë apo idetë e reja. Për këtë Gjermania është e njohur në mbarë botën. Ato shërbejnë për një rrjedhë kuptimplotë të jetës së përditshme dhe për një bashkëjetesë të mirë edhe me njerëz të ndryshëm që kanë ëndrra, pikësynime apo qëllime të ndryshme.

Rrënjët e krishtera të shoqerisë gjermane

Edhe disa fjalë rreth nesh: Në faqen “Deutschland-Begleiter.de” angazhohen të krishterë nga vende dhe kultura të ndryshme, të cilët kanë gjetur shtëpinë e tyre nëpër bashkësi të ndryshme në gjithë Gjermaninë. Ne i kemi mbledhur qëllimisht informacionet, që iu referohen rrënjëve të krishtera të shoqërisë tonë. Gjithkush mund të pëfitojë nga këshillat lidhur me vendin tonë dhe me përfytyrimet tona morale. Nuk është nevoja të jesh i krishterë për këtë. Edhe kjo është pjesë e shoqërisë tonë të hapur.

Kontakti me gjermanët të ndihmon të bëhesh pjesë e shoqërisë

Kur mbërrini këtu në Gjermani, miqtë dhe familja juaj gjenden shumë larg jush. Në fillim nuk është gjithmonë e lehtë për të krijuar marrëdhënie të reja. Ne ju ftojmë që të njhni edhe njerëz, të cilët jo me deomos vijnë nga vendi apo nga zona juaj. Flisni hapur me Gjermanët. Shumë vullnetarë në qëndra të ndryshme dhe të krishterë, që iu kanë dhënë këtë material e bëjnë punën e tyrë në mënyrë vullnetare. Kjo do të thotë, ata ndihmojnë vullnetarisht dhe pa asnjë lloj pagese – sepse kanë interes tek ju si njerëz. Pjesa më e madhe e Gjermanisë ju konsideron ju si një pasuri për vendin dhe gëzohen t´ju njohin personalisht.

Ndoshta mund t´ju ndodhë të përjetoni, që disa njerëz me të cilët përballeni, të tregohen të ftohtë apo të neverishtem. Të jeni të sigurt: Kjo nuk ndodh për një arsye të keqe, por është një ndienjë pasigurie nga ana jonë, sesi t´ju ndihmojmë dhe të sillemi sa më mirë me ju. Takimet e suksesshme ndodhin kur të dyja palët i drejtohen njëra-tjetrës.

Ne ju ftojmë të mendoni rreth kësaj që përshkruam, të krijoni marrëdhënie, të mësoni gjermanisht dhe të njihni Gjermaninë. Deutschland-Begleiter.de ju ndihmon për këtë. Hidhini herë pas here një sy faqes së Deutschland-Begleiter, pasi aty publikojmë rregullisht materiale të reja dhe shtojmë gjuhë të reja. 

Për shkarkim

Këtë tekst mund ta shkarkoni në formatin PDF në gjuhen tuaj: