Sprache waehlen

Korona dhe mundësitë gjatë krizës

Si mund të mendojmë dhe veprojmë gjatë krizës së koronës? A ekziston ndoshta një mundësi në këtë kohë krize?

Korona dhe mundësitë gjatë krizës

Ndjehuni të lirë ta shpërndani

Korona – ky virus po zotëron botën për momentin. Askush nuk ka siguri kundër këtij virusi. Ai po ushtron pushtet për momentin në të gjithë planetin, qoftë në politikë apo ekonomi, ne mendimet dhe bisedat tona – ky virus zotëron gjithë bashkëjetesën mes njerëzve.
Si mund të mendojmë dhe veprojmë gjatë krizës së koronës? A ekziston ndoshta një mundësi në këtë kohë krize? Ne po ndajmë me ju disa mendime, të cilat bazohen në besimin e krishterë dhe në imazhin e njeriut të krishterë. Te dy këto terma e kanë ndikuar thellë prej shekujsh kulturën gjermane. Ato akoma luajnë një rol të rëndësishëm në pjesën dërrmuese të vendit përsa i përket bashkëjetesës në Gjermani, edhe pse prej kohësh jo të gjithë njerëzit ndajnë këtë besim.

Përgjigje të krishtera lidhur me krizën e koronës

Konceptimi i krishterë, që çdo jetë ka të njëjtën vlerë, është një konceptim, të cilin e ndajnë pothuajse të gjithë njerëzit në këtë vend. Ky konceptim pasqyrohet edhe në krizën e koronës – ku njerëzit solidarizohen me të moshuarit dhe të dobëtit, por edhe me sipërmarrjet e vogla në vend etj.

Nëse njerëzit e njohin Perëndinë e Biblës, i besojnë Atij dhe veprojnë sipas vullnetit të Tij, atëherë:
Së pari: Ju nuk do të keni frikë nga virusi, sepse e dini që jeni të sigurt në dorën e Perëndisë. Edhe në qoftë se duhet të vdisni për shkak të kësaj sëmundje, ju e dini që do të jetoni në përjetësi pranë Jezus Krishtit – këtë gjë ai na e ka premtuar. Besimi i krishterë në Perëndi vazhdon të jetë i fortë edhe pas vdekjes.
Së dyti: Ju nuk do të jeni i pakujdesshëm dhe do rrezikoni njerëzit e tjerë duke thyer rregullat e qeverisë gjatë kohës së krizës, për shembull duke festuar me grupe njerëzish apo duke patur kontakte të panevojshme fizike me njerëz nga familje te tjera, pasi mendoni se nuk ju ndodh gjë nga virusi. Për të mos hequr dorë plotësisht nga bashkëjetesa, shumë bashkësi të krishtera organizojnë në kohën e krizës shërbesa online.
Së treti: Ju nuk do kujdeseni vetëm për veten tuaj dhe të blini pafund ushqime rezervë, që të tjerët mos kenë më çfarë të blejnë. Jo – ju do do merrni parasysh, që për shembull edhe njerëzit e moshuar ose të dobët të kenë çfarë të blejnë apo ti ndihmoni ata gjatë veprimtarive të ndryshme ditore. 

Sa i vlefshëm është njeriu në kohën e koronës?

Në Gjermani çdo njeri ka të njëjtën vlerë. Vlerë, e cila nuk mund të paguhet me para, pavarësisht nëse ky njeri është mashkull apo femër, fëmijë, i rritur apo i moshuar, i varfër apo i pasur. Çdo njeri duhet të marrë të njëjtin shërbim dhe trajtim mjekësor. Për këtë arsye nevojat mjekësore në politikë gëzojnë një rëndësi më të lartë sesa ato ekonomike.

Sa fuqi i japim ne virusit?

Korona do të thotë kurorë e fitores. Edhe fjala në Gjermanisht „Krone – kurorë“ rrjedh nga kjo fjalë. Si të krishterë ne nuk do ti lejojmë asnjë lloj virusi, që të zotërojë mendimet dhe jetën tonë. Ky zotërim i përket vetëm Perëndisë tonë. Vetëm Ai meriton kurorën dhe sundimin mbi jetën tonë.

Mundësitë gjatë krizës

Së fundmi: kriza mban gjallë edhe mundësitë për ne: Pra ekziston mundësia, që gjatë krizës të fokusohemi tek njerëzit e tjerë edhe pse duke mbajtur dy metër distancë, ekziston mundësia të ndihmojmë njëri-tjetrin, të flasim dhe të lutemi me njëri-tjetrin, qoftë me telefon ose online.

Ju mund të shfrytëzoni kohën, që duhet të kaloni në shtëpi për shkak të koronës duke gjetur qetësi brenda jush dhe ti drejtoni vetes tuaj pyetje të rëndësishme, si për shembull: Nga vij unë në të vërtetë dhe përse jetoj faktikisht?

Virusi i koronës si shkak për të jetuar

Konsiderojeni krizën si një trokitje nga Perëndia, e cila po ju jep një mundësi të ktheheni tek Ai. Korona mund t´ju japë ju një impuls, që ti drejtoheni Perëndisë së gjallë dhe të rregulloni jetën me të. Kështu virusi vdekjeprurës i koronës mund të jetë një shkak për të kuptuar qëllimin e jetës, dmth që ju do të keni jetën e përjetshme, pra jetën tek Perëndia në parajsë. Këtë gjë ua urojmë me gjithë zemër dhe jemi në dispozicion për çdo pyetje që mund të keni në: Deutschland-Begleiter.de/questions

Nëse keni pyetje, se si mund të ndalojmë përhapjen e virusit, duke mbrojtur veten dhe të tjerët nga ky infeksion, atëherë mund t´ju vijë në ndihmë videoja e mëposhtme: www.infektionsschutz.de

Zoti ju bekoftë!

Për shkarkim

Këtë tekst mund ta shkarkoni në formatin PDF në gjuhen tuaj: