Sprache waehlen

Besimi dhe ndershmëria

Tema e besimit është shumë e rëndësishme. Si në Evropë ashtu edhe në Gjermani njerëzit duan ti besojnë njëri-tjetrit edhe përtej kufijve të familjes apo fisit. Mund të nevojtet një kohë e gjatë derisa të mund të fitohet ky besim me anë të sjelljes.

[Translate to Albanisch:] Vertrauen und Ehrlichkeit
Foto: Dieter Schütz, pixelio.de

Ndjehuni të lirë ta shpërndani

Tema e besimit është shumë e rëndësishme. Si në Evropë ashtu edhe në Gjermani njerëzit duan ti besojnë njëri-tjetrit edhe përtej kufijve të familjes apo fisit. Mund të nevojtet një kohë e gjatë derisa të mund të fitohet ky besim me anë të sjelljes. Kjo gjë vlen edhe në shoqëri. Për këtë arsye është tepër e rëndësishme të tregohesh gjithmonë i sinqertë, pasi njerëzit nuk duan të mashtrohen. Madje është më mirë, nëse tregon të vërtetën, edhe nëse mendon se kjo e vërtetë nuk do ti pëlqejë tjetrit. Në këtë mënyrë ju krijoni besim, gjë që është baza për një miqësi apo për çdo marrëdhënie tjetër njerëzore. Në këtë mënyrë ju forconi besnikërinë tuaj si në jetën e përditshme ashtu edhe në biseda të rëndësishme.

Sinqeriteti si shenjë e respektit

Pjesë e ndershmërisë është gjithashtu fakti, që gjermanët thonë ndonjëherë edhe „Jo“. Për shembull në rastin e një ftese. Kjo nuk do të thotë që personi i ftuar duhet pyetur edhe njëherë nëse do ta pranojë ftesën, por nga ana tjetër nuk do të thotë gjithashtu, që ai tjetri nuk ka respekt për ju apo nuk ju pëlqen. Kjo sjellje tregon liri individuale dhe ndershmëri ndaj jush.

Ndoshta personi i ftuar ka tashmë një takim ditën që ju e keni ftuar – kjo është një arsye e rëndësishme për Gjermanët. Por mund të ndodhë gjithashtu që ju ti thoni „Jo“ një ftese dhe personi tjetër e pranon përgjigjen tuaj pa ju lutur edhe njëherë nëse do ta pranoni ftesën. Ne ju rekomandojmë të thoni „Jo“ vetëm atëherë, kur e mendoni seriozisht mos shkoni tek personi që ju ka ftuar.

 

Për shkarkim

Këtë tekst mund ta shkarkoni në formatin PDF në gjuhen tuaj: