Sprache waehlen

Përpikmeria dhe takimet

Gjatë muajve të parë në Gjermani mund të ndodhë, që të keni disa takime nëpër institucionet shtetërore në vend. Në rastin e këtyre takimeve është shumë e rëndësishme të kini parasysh përpikmërinë.

[Translate to Albanisch:] Pünktlichkeit und Termine
Foto: I-vista, pixelio.de

Ndjehuni të lirë ta shpërndani

Gjatë muajve të parë në Gjermani mund të ndodhë, që të keni disa takime nëpër institucionet shtetërore në vend. Në rastin e këtyre takimeve është shumë e rëndësishme të kini parasysh përpikmërinë. Duke qënë të përpiktë tregoni vlerësim dhe respekt për tjetrin. Ju rekomandojmë që edhe në rast se do vonoheni 5-10 minuta, ta merrni personin në telefon dhe ta informoni për vonesën. Nëse mbërrini me shumë vonesë, atëherë kjo sjellje është e pahijshme, pasi askush nuk ka dëshirë të presë. Nëse shkoni me vonesë një një intervisë pune, mund të ndodhë që t´ju kthejnë sërish mbrapsh. Në rast se jo, atëherë vonesa juaj do të ndikojë negativisht në gjasat për të fituar vendin e punës. Ju rrezikoni të humbisni mundesitë profesionale duke qenë jo i përpikte, edhe nëse jeni tashmë punonjës i një firme. Vonesat e shpeshta mund të bëhen madje shkak që të pushoheni nga puna.

Përpikmëria veçanërisht e rendësishme në takimet zyrtare

Kjo gjë vlen jo vetëm për jetën publike, por edhe në rastin e ftesave private duhet ti tregoni mikpritësit respekt duke qënë të përpiktë. Në jetën publike takimet kanë një rendësi të veçantë. Prandaj mund të ndodhë që bashkëbiseduesi të përfundojë një bisedë me ju pasi ka planifikuar bisedën e radhës me dikë tjetër. Kjo nuk është as një shenjë e të qënit i pasjellshëm apo që personi përballë jush nuk ju pëlqen.

Këtu bëhet fjalë vetëm që personit që ka takimin pas jush ti jepet e njëjta mundësi që iu dha edhe juve. Për këtë arsye është e rekomandueshme, që kur të paraqisni kërkesa të caktuara ti keni plotësuar paraprakisht dokumentat e kërkuara dhe të filloni direkt e të flisni për arsyen e takimit me qëllim që si ju ashtu edhe personi përballë mund të shfrytëzoni minutat e bisedës për të biseduar pikërisht rreth kërkesës tuaj. Kjo është si në interesin tuaj, po ashtu edhe në interesin e personit përballë jush.

 

Për shkarkim

Këtë tekst mund ta shkarkoni në formatin PDF në gjuhen tuaj: