Sprache waehlen

Barazia dhe mënyra e përshëndetjes

Në Gjermani individi shpesh është më i rëndësishëm sesa grupi. Kështu që kulturat e tjera duhet të mësohen fillimisht me këtë fakt. Liria e sejcilit dhe të drejtat e barabarta për të gjithë kanë një vlerë shumë të madhe.

Barazia dhe mënyra e përshëndetjes

Ndjehuni të lirë ta shpërndani

Në Gjermani individi shpesh është më i rëndësishëm sesa grupi. Kështu që kulturat e tjera duhet të mësohen fillimisht me këtë fakt. Liria e sejcilit dhe të drejtat e barabarta për të gjithë kanë një vlerë shumë të madhe.

Ashtu si edhe në Bibël jo të gjithë njerëzit janë të barabartë por kanë të njëjtën vlerë, po ashtu të gjithë njerëzit qofshin ata në Gjermani apo në gjithë Evropën janë të barabartë – pavarësisht nëse janë meshkuj, femra, njerëz me ngjyrë apo jo – pavarësisht kujt kulture apo besimi fetar i përkasin. Edhe dashuria për të huajin – kultura jonë e mirëseardhjes – bazohet në faktin, që para Perëndisë të huajit janë po aq me vlerë sa edhe vendasit.

Të drejta të barabarta për mashkullin dhe femrën

Mashkulli dhe femra janë të barabartë përpara ligjit. Kjo gjë nuk ka qënë kryesisht kështu para 50 viteve, madje edhe në ditët e sotme nuk zbatohet akoma gjithandej në mënyrë 100%. Pjesë e lirisë personale të femrës dhe mashkullit është edhe fakti që mund të vishen ashtu si duan. Nëse disa femra tregojnë pak më shumë lëkurë se të tjerat, atëherë kjo nuk tregon dëshirë seksuale. Madje është e turpshme nëse dikush e sheh për një kohë të gjatë një femër të veshur me pantallona dhe bluzë të shkurtër, që tregon barkun e zhveshur apo që ecën e veshur me një minifund.

Gjatë përshëndetjes femrat dhe meshkujt trajtohen në mënyrë të barabartë. Një mashkull përshëndet madje fillimisht femrën për ta respektuar atë. Ndërkohë që përshëndeten, palët shohin njëri-tjetrin shkurtimisht por direkt e në sy. Kjo sjellje nuk është në ansjë mënyrë një shprehje e dëshirës nga mashkulli apo femra për të filluar një marrëdhënie më të thellë.

Për shkarkim

Këtë tekst mund ta shkarkoni në formatin PDF në gjuhen tuaj: