Foto: Ojeda, CC BY-SA 3.0


Kudo ku njerëzit bashkëjetojnë me njëri-tjetrin, ekzistojnë familje. Familja është themeli më i rëndësishëm i shoqërisë në të gjitha kulturat. Në një familje njerëzit mbështesin njëri-tjetrin. Prindërit kujdesen për fëmijët, motrat dhe vëllezërit rriten së bashku dhe përveç tyre ka edhe të afërm të tjerë si gjyshja me gjyshin, xhaxhai, dajua, halloja dhe tezja, kushërinj dhe kushërira.

Familja në Gjermani

Fjala 'familje' në Gjermani nënkupton para së gjithash familjen e përbërë në thelb nga babai, nëna dhe fëmijët. Edhe pse ekziston një marrëdhënie e mirë me gjyshin dhe gjyshen, ata nuk jetojnë zakonisht në të njëjtën shtëpi me fëmijët e tyre. Marrëdhëniet me të afërmit e tjetrë janë herë të ngushta e herë jo, kjo marrëdhënie ndryshon nga një familje në një familje. Trendi i të paturit një familje të vogël në Gjermani ka pësuar rritje duke filluar nga shekulli i 19-të me zhvillimin apo nën ndikimin e industrializimit. Sa vjen e më shumë familje jetojnë në hyrje të vogla në qytete dhe janë të pavarur ekonomikisht nga të afërmit e tyre.

Familja në Gjermani mbrohet në mënyrë të veçantë nga neni 6 i kushtetutës. Ky status i veçantë që gëzon familja, i cili tregon edhe një vlerësim të madh, i ka rrënjët e veta në pikëpamjen biblike për martesën dhe familjen. Martesa sipas kuptimit biblik është një besëlidhje midis burrit dhe gruas. 'Shpikësi' i martesës është vetë Perëndia.

Familjet ndryshojnë

Përveç familjes tradicionale, e cila përbëhet nga babi, nëna dhe fëmijët, familja në Gjermani po përkufizohet gjithmonë e më shumë si një bashkësi jetese, ku breza të ndryshëm marrin përgjegjësi për njëri-tjetrin. Këto mund të jenë të ashtuquajturat 'familje patchwork' (familje të përziera), çifte të ndarë, që i edukojnë dhe rrisin fëmijët vetë ose çifte të së njëjtës gjini, që sjellin fëmijë me vete nga marrëdhënie të mëparëshme. Familjë patchwork do të thotë qe familja përbëhet nga fëmijë të ndryshëm, të cilët partnerët apo prindërit i kanë sjellë me vete nga lidhjet apo martesat e tyre të mëparëshme. Këto lloj marrëdhëniesh njihen zyrtarisht nga shteti gjerman.

Shumë nga këto forma moderne të familjes të cituara më sipër nuk përputhen me atë çfarë thotë Bibla se si njerëzit duhet të jetojnë me njëri-tjetrin. Edhe pse ndoshta disa nga këto forma të familjes mund të duken të pazakonshme dhe jo të mira, e rëndësishme është, që të tregohet respekt ndaj njerëzve, që kanë një bindje tjetër. Kjo është pjesë e lirisë, që ofron demokracia në Gjermani.

Sfidat e familjes

Foto: Wavebreak Media, 123rf.de

Edhe pse shumica e njerëzve në Gjermani synojnë një martesë dhe familje të lumtur, nuk është e vetëkuptueshme, që kjo i ndodh çdo familje. Fatkeqësisht shumë martesa dështojnë. Të tjerë jetojnë pa u martuar. Shpeshherë në Gjermani flitet për të ashtuquajturit `parterë për një pjesë të jetës´, domethënë për një marrëdhënie të përkohshme. Pasojat e mungesës së një marrëdhënie të shëndoshë janë fëmijët, të cilët vuajnë nga ndarja e prindërve si dhe nënat dhe baballarët, të cilët duhet ti rrisin vetë fëmijët e tyre me shumë vështirësi.

Familja duhet të jetë një vend që të fal siguri. Për këtë nevojitet respekt i ndërsjelltë dhe marrja parasysh e nevojave të të tjerëve. Në rast të kundërt lindin konflikte, të cilat e rrezikojnë familjen. Nëse këto konflikte çojnë në dhunë, atëherë në Gjermani ndërhyn shteti. Si në çift ashtu edhe në familje përdorimi i dhunës është i ndaluar dhe dënohet me ligj. Sipas rrethanave të ndryshme janë miqtë dhe komshinjtë ata që informojnë institucionet përkatëse në rast se vërejnë dhunë.

Si jeton një familje në Gjermani?

Foto: Volodymyr Vorona, 123rf.de

Shumica e njerëzve në Gjermani jetojnë në familje të vogël ose si beqarë. Të pasurit e një shtëpie është ëndrra e shumë gjermanëve. Në zonat rurale është zakon, që breza të ndryshëm të jetojnë së bashku nën një çati.

Në shumicën e familjeve punojnë të dy partnerët. Duke punuar të dy rriten të ardhurat dhe në këtë mënyrë edhe mirëqënia. Nga ana tjetër shumë familje kanë nevojë për një rrogë të dytë me qëllim që të mbulojnë shpenëzimet. Në Gjermani është zakon dhe madje parashikuar në ligj që burri të ndihmojë në punët e shtëpisë, p.sh. të lajë enët, të fshijë, të hedhë mbeturinat dhe punë të tjera.

Partnerët kanë zakonisht një marrëdhënie të ngushtë dhe të bazuar në besim reciprok. Ata i gjenden njëri-tjetrit pranë për çdo çështje dhe janë personat më të rëndësishëm të kontaktit. Me fjalë të tjera partneri është më i rëndësishëm se motra, vëllai apo edhe prindërit. Themeli ku bazohet kjo pikëpamje është Bibla. Ajo thotë, që burri duhet të braktisë babanë dhe nënën e vet dhe të bëhet Një me gruan e vet. Kështu lind një familje e re, e cila nuk varet nga prindërit e të dy partnerëve. Gjithësesi prindërit duhet të nderohen dhe respektohen.

Jetëgjatësia e njerëzve në Gjermani është rritur në vitet e fundit. Duke qënë se njerëzit jetojnë më gjatë, ata kanë nevojë për shërbim shëndetësor. Shumë fëmijë apo edhe të afërm marrin përsipër të kujdesen per prindërit e tyre në shtëpi. Të tjerë të moshuar marrin përkujdesje në azil pleqsh ose qëndra përkujdesje.
Kjo është një alternativë e rëndësishme, nëse njerëzit e afërm nuk janë aty ose nëse përkujdesja në shtëpi nuk është e mundur. Nga pikëpamja e kushtetutës si dhe ajo biblike prindërit kanë përgjegjesi për fëmijët dhe fëmijët për prindërit. Sipas rrethanave të jetës të dyja palët mundohen të marrin përgjegjësi për njëri-tjetrin.

Si i edukojnë njerëzit fëmijët në Gjermani?

Një dëshirë e madhe e prindërve gjermanë është, që fëmijët e tyre të edukohen në mënyrë të pavarur. Si vajzat ashtu edhe djemtë gezojnë të njëjtën vlerë në Gjermani. Për vajzat dhe djemtë ekzistojnë mundësira nga më të mirat për arsimim dhe të dyja gjinitë gëzojnë të njëjtat të drejta dhe të njëjtat mundësi. Prindërit i trajtojnë fëmijët e tyre me dashuri dhe respekt. Në Gjermani është e ndaluar me ligj që ti ndëshkosh fëmijët duke ushtruar dhunë fizike apo mendore.

Prindërit i përkrahin fëmijët e tyre në shkollë duke i ndihmuar për shembull me detyrat e shtëpisë. Ata gjithashtu iu mundësojnë fëmijëve aktivitete shtesë duke i regjistruar në shoqata sportive apo muzikore ose në bashkësi të krishtera. Aty fëmijët jo vetëm që zhvillojnë më tej aftësitë e tyre në fusha të caktuara por në të njëjtën kohë zgjerojnë kompetencat e tyre sociale duke kaluar kohë me bashkëmoshatarë të tjerë, duke luajtur dhe u zbavitur me ta. Të gjitha këto shoqata apo bashkësi janë të hapur të pranojnë fëmijë që vijnë edhe nga vende të tjera, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare.

Për shkarkim

Këtë tekst mund ta shkarkoni në formatin PDF në gjuhen tuaj:

Ndaj këtë faqe

Ndaj në facebookNdaj në twitterNdaj në Whatsapp

Ihr Browser ist stark veraltet

Bitte aktualisieren Sie Ihren Browser!