Sprache waehlen

Vështim i përgjithshëm mbi lirinë

Bashkëjetesa njerëzore dhe bazat e saj zhvillohen shpesh duke kaluar shekuj apo mijëvjeçarë. Nën këndvështrimin historik të gjitha vendet e Evropës janë të lidhur ngushtë me njeri-tjetrin, sidomos me anë të rrënjëve të krishtera nga të ashtuquajturit „vendet e Perëndimit“.

Vështim i përgjithshëm mbi lirinë

Ndjehuni të lirë ta shpërndani

Bashkëjetesa njerëzore dhe bazat e saj zhvillohen shpesh duke kaluar shekuj apo mijëvjeçarë. Nën këndvështrimin historik të gjitha vendet e Evropës janë të lidhur ngushtë me njeri-tjetrin, sidomos me anë të rrënjëve të krishtera nga të ashtuquajturit „vendet e Perëndimit“. Një themel i Evropës është besimi në Jezus Krisht që bazohet në Bibël. Edhe pse njerëzit në Evropë dhe në Gjermani nuk e ndajnë më plotësisht besimin në Jezusin, shumë sjellje në jetën e përditshme dhe konventa bazohen në krishtërim.

Një pikë të rëndësishme e përben liria. Jezusi i la njerëzit e tij të zgjidhnin lirirsht, nëse dëshironin ta ndiqnin atë apo jo. Liria bazohet në lirinë e njeriut për të marrë vendime para Perëndisë duke u mbështetur në vlerën e pafund, që Perëndia i jep çdo njeriu me anë të dashurisë së Tij. Kushdo që e kupton lirinë në këtë mënyrë, për të çdo njeri gëzon të drejta të barabarta dhe nga i cili gjithkush merr të njëjtin vlerësim.

Në Gjermani shumë nga llojet e lirive janë mishëruar në ligj. Çdokush ka të drejtën të shprehë mendimin e vet, ekziston liria e besimit fetar. Shtypi është i pavarur nga institucionet qeveritare si dhe gjykatat mbështeten vetëm në ligj dhe jo në udhëzimet e njerëzve. Liria personale është shumë e rëndësishme për njerëzit në Gjermani. Gjithkush dëshiron të shpalosë aftësitë e veta individuale dhe kjo gjë i lejohet. Kufijtë vendosen aty, ku sjellja e një njeriu mund të shkaktojë dëme për dikë tjetër. 

Vlerësohet ai që respekton rregullat

Në Gjermani shumë nga këto kufij janë të përcaktuar me rregullore. Për shembull ekzistojnë regullore se deri në ç´orë lejohet të dëgjosh muzikë me zë të lartë në banesë dhe kur jo. Kjo rregullore mundëson lirinë që njeriu të mund të flejë në qetësi për disa orë të caktuara. Kështu për shembull është e zakonshme që në përgjithësi praj orës 22.00 deri në orën 7.00 dhe nga ora 13.00 deri ne 15.00 të mos kryhen punë që shkaktojnë zhurmë. Kjo rregullore vlen për gjatë gjithë ditës kur bëhet fjalë për ditën e dielë dhe për ditë pushimi apo feste.

Edhe nëse kjo fjali tingëllon pak e çuditshme: Ligjet mundësojnë liri, në këtë rast ato mundësojnë lirinë për të mos u shqetësuar nga zhurmat e ndryshme gjatë orëve të caktuara. Për këtë arsye në Gjermani është tradicionalisht e zakonshme që njerëzit t´iu përmbahen rregullave edhe nëse nuk i sheh dikush. Ne si Deutschland-Begleiter ju inkurajojmë të ndiqni rregullat, pasi në Gjermani shihen me sy të mirë kryesisht ata njerëz, të cilët dinë t´iu përmbahen rregulloreve. Edhe pse jo të gjithë e ndjekin në çdo kohë këtë traditë, ata njerëz që zbatojnë rregulloren do të gëzojnë besim dhe respekt.

 

Për shkarkim

Këtë tekst mund ta shkarkoni në formatin PDF në gjuhen tuaj: