Sprache waehlen

Ngritja e Jezusit në Qiell

Ngritja e Jezusit në Qiell është një festë në Gjermani, e cila pëmban shumë kuptime. Të kishterët kujtojnë ngjitjen e Jezusit nga Toka në Qiell. Por disa njerëz festojnë në këtë ditë edhe ditën e babait oder të burrave.

Ngritja e Jezusit në Qiell
Foto: Kathrin Brechbühler, pixelio.de

Ndjehuni të lirë ta shpërndani

Jezusi u pranua në Qiell

Dyzet ditë pas pashkëve festohet një tjeter festë, ku të krishterët festojnë ngritjen e Jezusit në qiell. Kjo festë na kujton, që Jezusi nuk qëndroi në tokë pas ringjalljes së tij fizike. Ai u kthye përpara syve të miqëve të tij sërish tek Ati – pra në Qiell. Lukasi e përshkruan këtë moment në kapitullin 24 të ungjillit të tij: „Jezusi i priu dishepujt e Tij jashtë deri në Betani dhe, si i ngriti duart lart, i bekoi. Dhe ndodhi që, ndërsa ai po i bekonte, u nda prej tyre dhe e morën lart në qiell. Dhe ata pasi e adhuruan, u kthyen në Jeruzalem me gëzim të madh.“

Që prej asaj kohe, Jezusi nuk është shfaqur më mes njerëzve. Ai ndodhet pranë Perëndisë, Atit në Qiell. Dhe prej atje Ai do të shfaqet në tokë kur të vijë koha duke u kthyer sërish. Që prej ngritjes në Qiell, njerëzit mund të flasin me të me anë të lutjes. Por Ai nuk i lë vetëm miqtë e Tij në tokë. Ai u dërgon atyre Frymën e Shenjtë. Me anë të Frymës së Shenjtë Ai i qëndron secilit prej besimtarëve shumë afër. Të Krishterët e festojnë ardhjen e Frymës së Shenjtë në Ditën e Rrëshajave.

Ngritja në Qiell: Një festë e harruar

Shumë njerëz nuk dinë më kuptimin e festës së ngritjes se Jezusit në Qiell. Edhe pse kjo ditë është një ditë feste zyrtare, njerëzit e kanë kthyer këtë ditë në ditën e „baballarëve“, kur burrat organizojnë ekskursione duke konsumuar shpesh shumë alkool së bashku.

Në kohët e mëparshme ekzistonin edhe tradita të ndryshme sidomos mes fshatarëve. Në këtë ditë njerëzit luteshin për një korrje të suksesshme dhe si ushqim njerëzit hanin në këtë ditë feste para së gjithash „mish zogjsh“, për shembull pëllumba të mbushur. Edhe bukët e pjekura në formë zogjsh të kujtonin që kjo ditë ishtë një ditë ndryshe nga ditët e tjera.

Në ditën e ngritjes së Jezusit në Qiell të krishterët festojnë shërbesa, disa prej tyre organizohen madje në ambiente të hapura në ajër të pastër. Edhe në këto shërbesa vizitorët janë të mirëpritur të marrin pjesë – qofshin të krishterë ose jo.

Për shkarkim

Këtë tekst mund ta shkarkoni në formatin PDF në gjuhen tuaj: