Sprache waehlen

Kujdesi ndaj resurseve

Për gjermanët është e rëndësishme të tregohen të kujdesshëm me mjedisin e tyre. Prandaj lëndët e para si uji, energjia, ngrohja apo ushqimet përdoren në mënyrë të përgjegjshme. Këtu ju mund të gjeni udhëzime lidhur me përdorimin dhe kujdesin ndaj resurseve.

[Translate to Albanisch:] Ressourcen schonen
Foto: Oleg Doroshin, fotolia.de

Ndjehuni të lirë ta shpërndani

Ujë, energji, karburant, lëndë e parë, ushqime, ngrohje

Ndoshta ju ka rënë në sy: Gjermanët investojnë shumë kohë dhe para për mbrojtjen e mjedisit. Një gjë e tillë ka zënë rrënjë të thella në jetën e përditshme dhe është bërë pjesë e Gjermanisë. Për këtë arsye për ne nga Deutschland-Begleiter.de është e rëndësishme, që të tematizojmë disa çështje themelore.

Resurset janë para së gjithash lënda e parë si qymyri, gazi, uji apo edhe minerale të tjera. Resurset nuk na qëndrojnë pa mbarim në dispozicion, pra ato edhe mund të harxhohen një ditë. Përveç kësaj ne mund të kursejmë shumë para, nëse dimë si ti përdorim resurset.

Njerëzit, të cilët i përdorin me kujdes resurset, mendojnë për të ardhmen e fëmijëve të tyre si dhe për fëmijët e fëmijëve, me qëllim që ata të gjejnë një planet në të cilin ia vlen të jetosh. Kjo sjellje ka të bëjë me rrënjët e krishtera në Gjermani dhe Europë. Perëndia na e ka besuar tokën, ndaj ne duhet të tregojmë përgjegjsësi të plotë për të.

Përveç kësaj Bibla na thotë, që ne duhet të ndajmë me njerëzit që kanë më pak. Çdo njeri mund të ndajë me të tjerët vetëm nëse sillet me kujdes dhe me përgjegjësi me pronësinë e vet. Prandaj ne ju sugjerojmë, që të kujdeseni për resurset kudo ku është e mundur. Kush e bën një gjë të tillë në Gjermani, respektohet nga të tjerët.

Të kursesh resurset – Energji dhe Ngrohje

Shumë nga idetë për të kursyer energjinë janë të thjeshta dhe me shumë gjasa ju i zbatoni shumë nga ato në jetën tuaj të përditshme: Për shembull rekomandohet, që ta fikim dritën, nëse nuk na duhet.

Na nevojitet më pak energji, nëse përdorim një ujëngrohës në vend që ta ngrohim ujin mbi sobë. Nëse gatuani, atëherë përdorni pjesën e sobës që i përshtatet madhësisë së tenxheres suaj dhe është mirë të gatuani me kapak, me qëllim që të mos harxhohet më kot shumë energji.

Shumicën e sobave mund ti fikim të paktën tre minuta para se mbarojë proçesi i gatimit dhe të përdorim në këtë mënyrë pjesën e mbetur të nxehtësisë mbi sobë. Hiqni karikuesin nga priza, nëse nuk e karikoni telefonin etj. Edhe kur shikoni televizor është mirë, që ta fikni atë komplet natën, pasi ai harxhon energji nëse e lini në modusin Standby.

Ne ju rekomandojmë, që të tregoheni kursimtarë me ngrohjen. Sigurisht që nuk duhet të ngrini nga të ftohtët, por të ndiheni rehat në shtëpi apo në dhomë. Por ndonjëherë është më e dobishme që të veshim një pulovër të ngrohtë në shtëpi dhe të veshim pantofla në vend që të gradojmë ngrohjen edhe më shumë. Informohuni lidhur me funksionimin e ngrohjes. Disa lloj aparatesh e rregullojnë për shembull vetë temperaturën e ngrohjes. Është mirë të reduktoni temperaturën, nëse dilni për disa orë nga shtëpia.

Me qëllim që ajri të mos rëndohet apo të mos krijohet lagështirë, është mirë të ajrosni dhomat herë pas here. Nuk është mirë, nëse e mbajmë dritaren hapur pa pushim. Shumë më mirë do ishte nëse e hapim dhe e mbyllim dritaren disa herë në ditë për pak minuta sa për ajrosje dhe më pas ta mbyllim sërish. Kur të ajrosni, fikeni ngrohjen dhe pas ajrosjes mund ta ndizni ngrohjen sërish.

Të kursejmë resurset – Uji dhe Kemikalet

Nëse është e mundur, lajini rrobat vetëm atëherë kur lavatriçja të jetë e mbushur plot. E njëjta gjë vlen edhe për lavastoviljen. Shmangni përdorimin e ujit të rrjedhshëm. Enët mund të lahen shumë mirë edhe në një enë apo lavaman të mbushur me ujë.

Mos e lini ujin të rrjedhë pa pushim kur lani dhëmbët apo kur bëni dush. Edhe ilaçin larës qoftë për enët, rrobat apo për pastrim si dhe shampot mundohuni ti përdorni me kursim. Në këtë mënyrë mund të kujdesemi për mjedisin dhe të kursejmë para.

Ushqimet dhe udhëzime të tjera

Edhe ushqimet janë resurse, që nuk na qëndojnë pa mbarim në dispozicion. Edhe me ushqimet ju nuk duhet të kufzoheni – në Gjermani gjithkush ka mjaftueshëm për të ngrënë dhe për këtë ne jemi mirënjohës. Por blini aq shumë ushqime sa keni nevojë. Supermarketi ofron edhe javën që vjen ushqime, që nevojiten për të jetuar. Dhe përpiquni që të mos i hidhni ushqimet.

Nëse dëshironi më shumë informacione lidhur temën e resurseve, atëherë mund të pyesni tek zyra për konsumatorin ose mund ti drejtoheni personit që ju ka kontaktuar nga Deutschland-Begleiter.de ose mund të kërkoni një iniciativë apo një bashki në afërsinë tuaj.

Për shkarkim

Këtë tekst mund ta shkarkoni në formatin PDF në gjuhen tuaj: