Në sytë e Zotit çdo person është i vlefshëm dhe i kërkuar. Kjo është arsyeja pse njerëzit festohen dhe u jepen dhurata në raste të ndryshme si ditëlindje, pagëzime apo dasma. Mësoni pse këto festivale janë kaq të vlefshme dhe si të trajtoni një ftesë.
Ditëlindja është një ditë e rëndësishme në Gjermani. Në këtë ditë personi që ka ditëlindjen merr urime me postë, me email, me telefon apo edhe personalisht. Shpeshherë personi që ka ditëlindjen merr dhurata dhe feston me miqtë dhe familjen e vet. Në këtë mënyrë tregohet vlerësim ndaj personit që feston. Motivet e festimit të ditëlindjes kanë rrënjë të krishtera në Gjermani: Çdo njeri është i vlefshëm, i veçantë dhe unik në sytë e Perëndisë.
Nuk ka rëndësi, nëse e feston çdo vit ditëlindjen tënde apo nëse nuk e ke festuar asnjëhere atë: Ti je me vlerë, je me vlerë në sytë e Perëndisë, pasi ai të do dhe gëzohet, që ti ekziston. Personi që ka ditëlindjen, në gjermanisht e quajnë „Geburtstagskind – fëmija i ditëlindjes“ – pavarësisht se çfarë moshe ka.
Nëse dikush ju fton në një ditëlindje, atëherë në Gjermani është zakon ti sjellësh personit që ka ditëlindjen një dhuratë të vogël. Shpeshherë miqtë në ditëlindje hanë kekun e ditëlindjes së bashku dhe gjëra të tjera të shijshme ose darkojnë së bashku. Nuk është e zakonshme, që të shkosh në mënyrë spontane ose pa ftesë në një ditelindje. Kush është i ftuar në ditëlindje, e merr ftesën në mënyrë personale, me shkrim apo me email. Nëse për arsye të ndryshme nuk mund të marrësh pjesë ne ditëlindje, atëherë do ishte e sjellshme, nëse e falenderon personin që të ka ftuar dhe e i thua që nuk vjen dot.
Kur një person ka ditëlindjen, atëherë mund ta përgëzosh atë duke i dhenë dorën. Nëse personin që ka ditëlindjen e njeh shume mirë, atëherë mund edhe ti japësh një përqafim. Si urim për ditëlindje në shumicën e rasteve në gjermanisht themi“ Alles Gute zum Geburtstag! - Gjithë të mirat për ditëlindje!“ ose „Herzlichen Glückwunsch! – Urime të përzemërta!“. Mund edhe të urosh diçka të mirë, si për shembull bekimet e Perëndisë, lumturi dhe shëndet. Personi që ka ditëlindjen sjell me vete qoftë në punë tek kolegët e vet apo në shkollë mafins, kek apo ëmbëlsira për të tjerët. Nëse personi së shpejti ka ditëlindjen, atëherë ai pyet fillimisht një koleg, që e njeh mirë ose mësuesen e klasës, nëse mund të festojë ditëlindjen.
Ndonjëherë ditëlindja festohet me shumë të ftuar, për shembull kur personi mbush 50 ose 60 vjec. Kur personi mbush 18 vjec, atëherë festohet pjekuria e tij. Në këtë moshë ai gëzon të drejta dhe ka detyrime të ndryshme. Me 18 vjeç lejohet të bëhet patenta pa qënë nevoja që të shoqërohet nga dikush. Personi nga kjo moshë e tutje mund të lidhë në mënyrë të pavarur kontrata si dhe mund të marrë pjesë në zgjedhje politike. Nga mosha 18 vjeç personi mban gjithashtu përgjegjësi penale.
Kur fëmijët festojnë ditëlindjen, ata ftojnë zakonisht 5-10 shokë të së njëjtës moshë. Është zakon, që prindërit e fëmijët të përgatisin për festën lojëra ose një program me aktivitete të ndryshme, si për shembull një lojë për të kërkuar thesarin apo vizatime. Fëmijët e ftuar hanë së bashku në ditëlindje dhe sjellin dhurata për fëmijën që feston ditëlindjen.
Dasmat bëjnë pjesë tek festat më të rëndësishme familjare në Gjermani. Shpesh njerëzit flasin për ditën më të bukur në jetë. Që prej 150 vitesh çdo martesë lidhet përpara një përfqësuesi të shtetit, më qëllim që të jetë ligjërisht e vlefshme. Më përpara çiftet martoheshin vetëm në kishë. Për shkak se shumë çifte nuk donin të hiqnin dorë nga martesa në kishë, atëherë deri në ditët e sotme bëhen shpesh dy festa njëra pas tjetrës. Dasma ne gjendjen civile festohet në shumicën e rasteve në rreth të ngushtë familjar dhe në praninë e dëshmimtarëve.
Ceremonia kishtare festohet në formën e një shërbese festive. Çifti e lidh martesën përpara Perëndisë, përpara pastorit dhe të ftuarve në kishë. Ata marrin bekimin e Perëndisë dhe shkëmbejnë unazat, të cilat mbahen në Gjermani nga shumica e çifteve të martuara në gishtin e djathtë të unazës si shenjë e lidhjes së tyre.
Mbas mbarimit të ceremonisë organizohet zakonisht një pritje me pije perpara kishës dhe aty të ftuarit kanë mundësinë të përgëzojnë çiftin. Më pas zhvillohet festa e dasmës, në shumicën e rasteve në një sallë ose në restorant. Në dasëm ofrohet ushqim i mirë dhe sipas traditës ku jeton çifti ka muzikë dhe kërcime apo edhe aktivitete të ndryshme të organizuara nga të ftuarit, të cilët dëshirojnë të shprehin vlerësimin e tyre ndaj çiftit.
Për arsye financiare apo edhe për mungesë të vendit, shpesh çifti fton më shumë njerëz në ceremoninë në kishë dhe në pritjen me pije pas ceremonisë në kishë sesa në festën e organizuar në restorant. Festa e dasmës festohet me pak të ftuar, me miqtë më të ngushtë dhe me të afërmit e çiftit. Zakonisht në një dasëm marrin pjesë 50-150 të ftuar. Shpesh komshijtë dhe shokët sjellin dhurata në formën e kartolinave të shoqëruar me para.
Sipas zonës ku jeton çifti ka edhe zakone të ndryshme. Për shembull disa çifte lëshojnë pëllumba të fluturojnë ose duhet të presin së bashku me sharrë një trung druri. Ndonjëhere luhen edhe lojra në formë zakoni, si për shembull banesa mbushet me tollumbace. Për mikun e ftuar në dasëm është zakon të sjellë një dhuratë me vete. Disa çifte e shkruajnë në ftesën e dasmës se çfarë lloj dhuratash dëshirojnë nga të ftuarit e tyre. Shumë çifte dëshirojnë para, të cilat ju nevojiten për banesën e tyre të përbashkët, për një makinë apo për te financuar muajin e mjaltit. Normalisht çiftet udhëtojnë direkt pas dasmës për minimumi një javë ose më gjatë në muajin e mjaltit. Këtë lloj pushimi gjermanët e quajnë udhëtimi i martesës ose muaji i mjaltit.
Pagëzimi vjen nga Bibla. Edhe Jezusi u pagëzua. Pagëzimi simbolizon vdekjen e njeriut mëkatar dhe të ndarë nga Perëndia dhe ringjalljen e njeriut me Krishtin (Bibla, Letra e Palit drejtuar Romakëve, kapitulli 6, vargu 8) dhe është një shpallje publike e të pagëzuarit, i cili dëshiron të jetojë me Perëndinë. Informacionet lidhur me atë çfarë besojnë të krishterët, i gjeni gjithashtu në faqen e Deutschland-Begleiter.de.
Sipas traditës shumë prindër i pagëzojnë bebet e tyre për ta lenë femijën e tyre nën përkujdesjen e Perëndisë. Pagëzimi bëhet kur fëmija është rreth 6 muajsh dhe shihet si një feste familjare dhe mes miqsh. Gjatë shërbesës fëmijës i hidhet një sasi e vogël uji mbi kokë. Ky veprim na kujton zhytjen në ujë ashtu siç tregon edhe bibla. Kumbarët e fëmijës janë dëshmimtarë të pagëzimit dhe premtojnë me anë të pagëzimit, që do e shoqërojnë fëmijën në rrugën e tij me qëllim që ta forëcojnë fëmijën në marrëdhënien e tij me Perëndinë.
Në shumë kisha ungjillore dhe në disa bashkësi kishtare bebet bekohen. Më vonë, kur fëmija të jetë vetë i aftë për të marrë vendime të ndërgjegjshme për një jetë si i krishterë, atëherë ai pagëzohet. Gjatë këtij pagëzim besimi i pagëzuari zhytet zakonisht i gjithi në një enë të madhe për pagëzim, ndonjëherë pagëzimi bëhet edhe në një liqen. Më pas zhvillohet një festë me ushqim të shijshëm. Është zakon, që pjesëmarrësit të sjellin një dhuratë të vogël me vete.
Nëse dikush është pagëzuar si fëmijë, atëherë ai mund të marrë më vonë edhe njëherë në mënyrë të ndërgjegjshme vendimin për të jetuar me Perëndinë, qoftë në kishën ungjillore ashtu edhe në atë katolike. Ky vendim merret kur fëmijët janë rritur pak dhe quhet “Konfirmation” në kishën ungjillore dhe “Firmung” në kishën katolike. Të dyja këto festa familjet e fëmijëve i festojnë duke organizuar një festë të madhe.