Sprache waehlen

Çfarë duhet të dini rreth besimit të krishterë

Më shumë se gjysma e gjermanëve ndihen pjesë e një kishe. Kjo tregon, që besimi i krishterë është një themel shumë i rëndësishëm në shoqërinë tonë, edhe pse shumë njerëz nuk e ndajnë më këtë besim

[Translate to Albanisch:] Was Sie über den christlichen Glauben wissen sollten

Ndjehuni të lirë ta shpërndani

Më shumë se gjysma e gjermanëve ndihen pjesë e një kishe. Kjo tregon, që besimi i krishterë është një themel shumë i rëndësishëm në shoqërinë tonë, edhe pse shumë njerëz nuk e ndajnë më këtë besim. Shumë nga rregullat e bashkëjetesës, që ne si Deutschlandbegleiter i përcjellim tek ju, janë të pasqyruar në Bibël. Prandaj dëshirojmë të ndajmë shkurtimisht me ju një vështrim mbi besimin e krishterë.

Të krishterët besojnë në një Perëndi të vetëm, të dashur dhe të plotfuqishëm, i cili është Krijuesi. Ai ka krijuar kozmosin dhe njeriun sipas shëmbëlltyrës së vet. Për shkak se Perëndia dëshironte një qënie të dashur, ai krijoi njeriun si një krijesë të lirë. Njeriu e ka keqpërdorur këtë liri, për t´ju kundërvenë Perëndisë. Prandaj njeriu është ndarë nga Perëndia. Këtë ndarje të krishtrerët e quajnë mëkat. Ai shkatërron marrëdhënien me Perëndinë.

Rrugëzgjidhje nga ndarja me Perëndinë

Por për shkak se Krijuesi e do krijesën e Tij, Ai ka dërguar birin e Tij të vetëm në botë, me qëllim që ne të hyjmë sërish në një marrëdhënie me Të dhe  të pajtohemi. Simbol për këtë pajtim është kryqi. Kryqi është simbol për faljen e Perëndisë dhe për dashurinë kërkuese të Tij ndaj nesh. Me anë të Jezusit, të kryqëzuarit (i cili ka sjellë ofertën për pajtim), ne e dimë që Perëndia na do dhe dëshiron të pajtohet me ne.

E ardhmja tek Perëndia është e sigurtë

Të qënit i krishterë do të thotë të besosh në këtë pajtim, ta pranosh atë, të pranosh dhe të pendohesh për mëkatet që ke bërë. Ky besim na jep sigurinë që jemi të shpëtuar dhe që kemi një të ardhme të përjetshme me Perëndinë. Pikërisht këtë gjë na e ka premtuar Perëndia! Ne nuk mundemi dhe nuk duam të kundërshtojmë Perëndinë. Njerëzit që besojnë kanë një shpresë, që iu heq frikën nga gjyqi. Të krishterët kanë shpresën, që do të shkojnë në parajsë pas vdekjes.

Premtimet e Perëndisë, pohimet e Tij në Bibël, Shkrimi i Shenjtë i të krishterëve janë dhuratat e veçanta të besimit. Baza e besimit të krishterë është Bibla. Ajo përmban Shkrimin e Shenjtë, sepse nga ky shkrim ne kuptojmë se kush është Perëndia. Të krishterët besojnë, që Shkrimi i Shenjtë është frymëzuar nga Perëndia dhe është në unitet me Perëndinë. Shkrimi përbën autoritetin kyç përsa u përket çështjeve të besimit dhe udhëheqjes në jetë. Për shkak se ky libër është shkruajtur nga njerëzit, shpeshherë ndeshim bindjen, se Fjala e Perëndisë mund të jetë falsifikuar. Të krishterët besojnë, se vetë Perendia është kujdesur që Fjala e Tij të vijë tek njerezit e pandryshuar apo falsifikuar.

Një Perëndi

Të krishterët besojnë në një Perëndi të vetëm, edhe pse ai ka disa cilësi: Ai është i Plotfuqishëm, Ai është Ati dhe Ai është Dashuri.

Të krishterët pra nuk besojnë në tre Perëndi. Ata besojnë në një Perëndi të vetëm, i cili shfaqet në tre forma, në formën e Atit, Birit dhe të Frymës së Shenjtë. Ky trinitet mund të krahasohet me një kub, që ka disa faqe, por që përbën një njësi të vetme. Nëse keni dëgjuar që Maria është pjesë e trinitetit, atëherë ky informacion është gabim. Të krishterët besojnë, që Perëndia nuk ka kryer marrëdhënie seksuale me të.

Nëse dëshironi të dini me shumë rreth besimit tonë të krishterë, atëherë flisni me të krishterët që jetojnë afër jush. Në faqen Deutschland-Begleiter.de ju do të gjeni kisha, ku mund të drejtoheni, ose thjesht mund të pyesni ata persona, të cilët ju kanë folur rreth nesh.

Për shkarkim

Këtë tekst mund ta shkarkoni në formatin PDF në gjuhen tuaj: