Sprache waehlen

Dita e rrëshajave në Gjermani

50 ditë pas pashkëve – diten e rrëshajave – të krishterët kujtojnë atë që Jezusi u premtoi njerëzimit, pra ardhjen e Frymës së Shenjtë në tokë.

[Translate to Albanisch:] Pfingsten in Deutschland
Jean II Restout: „Pfingsten“

Ndjehuni të lirë ta shpërndani

50 ditë pas pashkëve – diten e rrëshajave – të krishterët kujtojnë atë që Jezusi u premtoi njerëzimit, pra ardhjen e Frymës së Shenjtë në tokë. Për arsye se dita e rrëshajave është rrënjosur thellë në traditën e krishterë në Gjermani, edhe dita e hënë është një ditë pushimi, ku të gjitha dyqanet janë të mbyllura.

Sfondi biblik

Dita e rrëshajave nis në Dhjatën e Re. Në Jeruzalem, në qëndrën kulturore të mbretërisë romake takoheshin shumë njerëz për të festuar së bashku një festë. Miqtë e Jezusit ishin mbledhur në një shtëpi, kur në atë moment ndodhi diçka e rrallë dhe e mrekullueshme. Bibla na tregon:

„Dhe befas nga qielli u bë një ushtimë, si ajo e një ere që fryn furishëm dhe e mbushi të gjithë shtëpinë, ku ata po rrinin. Dhe atyre iu dukën gjuhë, si prej zjarri, të cilat ndaheshin dhe zinin vend mbi secilin prej tyre. Kështu, të gjithë u mbushën me Frymën e Shenjtë dhe filluan të flasin në gjuhë të tjera, ashtu si Fryma e Shenjtë ua jepte atyre të shpreheshin.“ (Veprat e Apostujve 2, 2-4) Kur u bë ajo ushtimë, turma u mblodh dhe u hutua, sepse secili nga ata i dëgjonte të flisnin në gjuhën e vet. Dhe të gjithë habiteshin dhe mrekulloheshin dhe i thoshin njëri-tjetrit: „Ja, a nuk janë të gjithë Galileas këta që flasin? Dhe si vallë secili nga ne i dëgjon të flasin në gjuhën e vet amtare?“ (Veprat e Apostujve 2, 6-8)

Me anë të ditës së rrëshajave përhapet lajmi i Jezusit në të gjithë botën

Në ditën e rrëshajave të krishterët morën Frymën e Shenjtë. Kjo do të thotë që Perëndia jeton në ta. Ai grupi i vogël i dishepujve filloi të flasë në gjuhë të tjera për veprat e mëdha të Perëndisë. Që prej këtij momenti të gjithë njerëzit në botë duhet të dëgjonin për dashurinë e madhe të Perëndisë. Shumë shpejt ky lajm i mirë u përhap gjithëandej. Shumë njerëz i kthyen kurrizin jetës së tyre të vjetër. Tek Perëndia ata mund të shpreheshin për fajet e tyre. Ata dëshironin të fillonin një jetë të re. Ata mblidheshin rregullisht së bashku për të mësuar më shumë për Jezusin. Ata festonin me njëri-tjetrin dhe ishin si një familje e madhe. Dita e rrëshajave ishte si të thuash ditëlindja e bashkësise apo kishës së krishterë mbarëbotërore. Kjo kishë apo bashkësi është përbërë që prej fillimit të saj nga njerëz me prejardhje të ndryshme.

Dita e rrëshajave në ditët e sotme

Dita e rrëshajave festohet që prej shekullit të tretë. Kjo ditë festohet gjithmonë në ditën e pesëdhjetë pas pashkëve. Pesëdhjetë do të thotë në greqisht „pentacoste“ dhe nga kjo fjalë rrjeth edhe fjala në gjermanisht „Pfingsten“. Në Gjermani dita e rrëshajave është një ditë e dyfishtë pushimi. Ekziston e diela dhe e hëna e rrëshajave. Gjatë këtyre ditëve organizohen shpesh shërbesa në ambient të hapur. Njerëzit takohen në natyrë, pasi vera është duke ardhur.

Ndryshe nga Krishtlindjet dhe Pashkët, gjatë festës së rrëshajave ekzistojnë pak zakone: Kishat zbukurohen me ngjyrë jeshile të çelur. Në ditën e rrëshajave organizohen shpesh ecje në pyll dhe në disa vende të Gjermanisë ndizen zjarre me rastin e kësaj feste. Më parë njerëzit në fshat e nxirrnin në ditën e rrëshajave bagëtinë në kullotë ose i çonin në livadhe. Në këtë ditë shpesh kishte të ashtuquajturin „kaun e ditës së rrëshajave“. Ky ishte një ka i zbukuruar me ngjyra të ndryshme, i cili e drejtonte tufen e lopëve. Disa nga këto zakone të vjetra nuk ekzistojnë më në ditët e sotme ose i gjen shumë rrallë.

Festa e ditës së rrëshajave është festa e Frymës së Shenjtë si dhe festa e shpresës dhe gëzimit. Si shpresa ashtu edhe gëzimi na nevojiten shumë në ditët e sotme në këtë botë!

Për shkarkim

Këtë tekst mund ta shkarkoni në formatin PDF në gjuhen tuaj: