Sprache waehlen

Ndarja e mbeturinave në Gjermani

Mbeturina = Mbeturina? – Pse koshat e mbeturinave kanë kapakë me ngjyra të ndryshme dhe cilat mbeturina duhen hedhur në cilin kosh.

Ndarja e mbeturinave në Gjermani
Foto: Paul-Georg Meister, pixelio.de

Ndjehuni të lirë ta shpërndani

Në Gjermani ekzistojnë kosha mbeturinash me ngjyra dhe forma nga më të ndryshmet. Ata i gjen në stacione hekurudhore, para shtëpive apo madje edhe nëpër rrugët pyjore që përdoren për ecje. Për Gjermanët është e rëndësishme, që të mos ketë mbeturina në natyrë, në vendet publike, në cepat e rrugëve apo nëpër kopshte.

Për këtë arsye shteti ndërmerr masa që mbeturinat të hidhen në vendin e duhur dhe që një pjesë e mbeturinave të mund të ripërpunohen. Në këtë mënyrë prodhohen nga letra e vjetër, nga plastika, qelqi apo dhe nga mbeturina të tjera produkte të reja si për shembull letër gazete, vazo lulesh apo shishe. Kështu reduktohet numri i depozitave të mbeturinave, kursehet lënda e parë dhe arrihet, që të digjen më pak mbeturina. E thënë shkurt: Ndarja e mbeturinave dhe riciklimi mbrojnë mjedisin.

Kontenierë të ndryshëm

Në Gjermani mbeturinat mblidhen në kontenierë të ndryshëm. Çdo shtëpi ka koshat e veta të mbeturinave. Në shumicën e rasteve ekzistojnë kosha më vete për letrën – ky lloj koshi e ka kapakun ngjyrë blu. Mbeturinat qe vijnë nga paketimet e ndryshme përfundojnë në „qesen e verdhë“ ose në koshin me kapakun e verdhë. Mbeturinat biologjike si ato që mblidhen nga gatimi në kuzhinë ose lulet përfundojnë në të ashtuquajturin kosh bio. Kapaku i këtyre mbeturinave është në shumicën e rasteve ngjyrë kafe ose jeshile.

Për shumicën e shisheve – qofshin ato prej qelqi ose plastike – njerëzit paguajnë kur i blejnë një të ashtuquajtur Pfand (ose parapagesë), i cili të kthehet mbrapsh nëse i kthen shishet në dyqan. Shpesh mbledhja e këtyre shisheve ndodh me anë të automateve. Kjo proçedurë synon, që njerëzit të shmangin hedhjen e shisheve bosh.
Pjesën e shisheve pa Pfand (parapagesë) njerëzit e mbledhin në shtëpi dhe e hedhin sipas ngjyrave që shishet kanë në kontenierë të posaçëm për qelq me qëllim që këto shishe të mund të ripërdoren. Hedhja e këtyre shisheve shkakton zhurmë, për këtë arsye ato lejohen të hidhen në orare të caktuara.
Pjesa e mbeturinave, për të cilat nuk ekziston ndonjë kontenier special, hidhet në të ashtuquajturin kontenier për pjesën e mbeturinave të mbetura, të cilat shpesh kanë një kapak me ngjyrë të zezë. Ngjyrat e kontenierëve mund të ndyshojnë nga një zonë në një zonë. Prandaj edhe vetë gjermanëve ju duhet të pyesin për tu siguruar.

Ndarja e mbeturinave kursen para

Nuk është aq e lehtë në fillim të mbash mend se në cilin kontenier duhen hedhur mbeturinat. Por kush i ndan mbeturinat në Gjermani dhe në këtë mënyrë mbron mjedisin, ndaj atij tregohet respekt. Ne nga Deutschland-Begleter.de ju rekomandojmë që të informoheni rreth hedhjes së mbeturinave në zonën tuaj.
Infomacione lidhur me hedhjen e mbeturinave mund të gjeni në zyrën përkatëse për menaxhimin e mbeturinave në zonën ku jetoni. Ose pse jo, të flisni me ndonjë komshi ose me ndonjë punonjës nga Deutschland-Begleiter.de
Ndarja e mbeturinave ka edhe ndikim financiar. Në disa zona mbeturinat e mbetura peshohen. Sa më të rënda të jenë mbeturinat, aq më shumë kushton hedhja e tyre. Mbeturinat e letrës dhe paketimeve transportohen falas, ndryshe nga mbeturinat e tjera.

Përgjegjësi për tokën

Kultura e ndarjes së mbeturinave në Gjermani ka të bëje pak edhe me rrënjët e krishtera të Gjermanisë. Të krishterët e kanë për detyrë të ruajnë tokën, pasi ajo është një dhuratë e Perëndisë. Kjo deytrë ka lënë gjurmë të thella në shoqërinë tonë.

Edhe pse në ditët e sotme shumë njerëz e mbrojnë mjedisin, pa u bazuar tek Perëndia apo tek Bibla, kjo sjellje i ka gjithsesi rrënjët tek përgjegjësia përpara Perëndisë. Kështu Bibla na thotë tek Zanafilla 2,15 dhe në Psalim 115, 16, që Toka i përket Perëndisë dhe ne njerëzit duhet të kujdesemi për të, ta vlerësojmë dhe ta mbajmë siç duhet. Ne njerëzit e kemi për detyrë ta japim brez pas brezi këtë të mirë, që kemi marrë nga Perëndia.

Ekzistojnë edhe faqe të tjera interneti, të cilat shpjegojnë në gjuhë të ndryshme, se cilat mbeturina duhen hedhur në kontenierët përkatës:

Abfallwirtschaft Heidenheim
Abfallwirtschaft Mettmann

Për shkarkim

Këtë tekst mund ta shkarkoni në formatin PDF në gjuhen tuaj: