Schokohasen

Në muajin shkurt fillon nëpër dyqanet gjermane periudha e vezëve dhe lepujve prej çokollate.   Këto janë shenja të festës së pashkës, festë e cila i ka rrenjët e thella në kulturën perëndimore.  Kjo festë nuk festohet në një date fikse, por ndryshon nga viti në vit. E diela e pashkës përkon gjithmonë me hënën e plotë pranverore – që në shumicën e rasteve është në fund të marsit ose  në fillim të prillit.

Për të krishterët ditët nga e premtja e zezë dmth. e premtja para pashkës, deri tek e hëna e pashkës janë ndër ditët festive më të rëndësishme të vitit. Në Gjermani e premtja e zezë dhe pashkët deri tek e hëna e pashkës janë ditë festive me ligj. Gjatë këtyre ditëve dyqanet qëndrojnë mbyllur. Vezët dhe lepujt simbolizojnë një jetë të re dhe ringjalljen. Edhe natyra fillon e zgjohet, pranvera fillon në këtë kohë – një periudhë ideale për të festuar festën e ringjalljes.

Traditat në Gjermani

Shumë prej zakoneve të pashkës na kujtojnë rrënjët e krishtera, megjithëse për shumë njerëz këto zakone e kanë humbur rëndësinë e tyre të krishterë. Kështu shtatë javë përpara pashkës të krishterët kalojnë një kohë argjërimi, e cila i përgatit ata tradicionalisht për ardhjen e pashkës.

Disa nga të krishterët heqin dorë plotësisht nga ushqimi, nga ushqime të veçanta ose nga gjëra të tjera për tu përqëndruar tërësisht tek ai që është më i rëndësishmi – pra tek Jezusi. Edhe pse dyqanet në kohën e pashkës janë të mbushur me embëlsira, shumë prej njerëzve heqin dorë prej tyre gjatë argjërimit

E enjtja e madhe dhe e premtja e zezë

Foto: Antonio Gravante, iStock.com

Ditën e enjtë para pashkës, dmth. të enjten e madhe dhe të shenjtë, të krishterët kujtojnë darkën e fundit që Jezusi kaloi me dishepujt e vet. Për këtë histori na tregon Dhjata e Re në Bibël.

Gjatë kësaj darke të fundit Jezusi flet për vuajtjet që do vijnë dhe ndan bukën e verën, me qëllim që dishepujt e Tij dhe më vonë të gjithë të krishterët ta kujtojnë atë dhe të kalojnë bashkësi me të. Në të njëjtën mbrëmje Jezusi u arrestua.

Foto: joshblake, iStock.com

Jezusi u mor në pyetje, u torturua dhe më në fund u dënua me vdekje. Të kishterët kujtojnë ditën e së premtes së zezë ekzekutimin e dënimit me vdekje si dhe kryqëzimin mizor të Jezusit. Faji dhe mëkatet e ndajnë njeriun nga Perëndia. Këtë gjë na e mëson Bibla, Fjala e Perëndisë. Perëndia është i mirë, i shenjtë dhe i përsosur. Prandaj askush nuk mund të krahasohet me të, pasi çdo njëri prej nesh ka mëkatuar.

Dhe mëkati të çon në vdekje dhe në një ndarje të përjetshme nga Perëndia. Njerëzit nuk mund të ndryshojnë asgjë me forcën e tyre. Madje dhe historia e djalit të Abrahamit vë në dukje ardhjen e shpëtimtarit. Kur djali i  Abrahamit duhet të vdiste, Perëndia dërgoi një flijim, që u ther në vend të tij, kështu që djali i tij të mund të jetonte.

Bibla na bën të qartë, që gjaku që rrjedh nga kafshët nuk mund të na mbrojë nga gjyqi dhe ndëshkimi i Perëndisë. Për këtë nevojitet një flijim i pastër dhe i përsosur. Qënia e vetme pa mëkat dhe e pastër është vetë Perëndia. Kështu që vetë Perëndia mund të na heqë mëkatet tona dhe të na shpëtojë ne njerëzve. Bibla e përmend në shumë vende ardhjen e shpëtimtarit.
Ky shpëtimtar – Mesia – është më shumë se veç një njeri. Perëndia vjen vetë në botë duke na u shfaqur në qënien e Mesias. Profeti Isaia parashikon 750 vite para Krishtit, që Mesia do të sakrifikohet për fajet tona si një qengj flijues. Kur profeti Gjon Pagëzori e pa Jezusin për herë të parë, ai tha: Ky është qingji flijues i Perëndisë, i cili do të marrë mbi kryq mëkatet e botës.

Jezusi na liron rrugën për tek Perëndia

Foto: kevin carden, 123rf.de

Kështu Jezusi ka marrë fajin e besimtarëve me anë të vdekjes së Tij dhe na ka bërë rrugën e lirë për tek Perëndia, Ati, me anë të ringjalljes së Tij. Në Dhjatën e Re na thuhet, perdja e tempullit u gris me vdekjen e Jezusit. Kjo është një shenjë, që na tregon, se njeriu mund të jetojë vetëm me anë të Jezus Krishtit në një marrëdhënie të ngushtë me Perëndinë. Ne njerëzit jemi plotësisht të shpëtuar me anë të Jezusit  dhe do të jemi përjetësisht pranë Perëndisë.

Ndodhitë e të premtes së zezë nuk janë një rastësi dhe aspak fitore e së Keqes. Perëndia e kishte planifikuar këtë me kohë, siç për shembull mund të lexojmë në psalmin 22 të profetit David, tek profeti Isaia në kapitullin 53 apo në ungjillin e Gjonit në kapitullin 10.

Ju ndoshta mund të keni degjuar, që është kryqëzuar Juda dhe jo Jezusi. Kjo nuk mund të vërtetohet në asnjë burim historik dhe bie në kundësrshtim me thëniet e Jezusit, i cili e kishte përmenduar disa herë vdekjen e Tij.

Nëse keni dëgjuar se të krishterët i luten kryqit, kjo nuk është e saktë. Të krishterët i luten vetëm Perëndisë.

E diela e pashkës – ringjallja e mishëruar

Foto: Glenda Powers, fotolia.de

Te dielën e pashkës të krishterët kujtojnë në veçanti ringjalljen e Jezusit nga vdekja. Të krishterët besojnë, se Jezusi nuk qëndroi i vdekur, por Ai e mundi vdekjen, ashtu siç e kishte shpallur shumë herë më parë. Një shembull për këtë qëndron tek ungjilli sipas Mateusit në kapitullin 12, ku Jezusi e krahason vdekjen dhe ringjalljen e vet me Jonasin, i cili qëndroi tre ditë në barkun e një peshku.

Disa njerëz dyshojnë në vërtetësinë e vdekjes dhe ringjalljes së Jezusit. Shumë profetë e kanë shpallur në Shkrimin e Shenjtë ardhjen, vuajtjen, vdekjen dhe ringjalljen e Mesias. Këto profecira janë përmbushur në jetën e Jezusit.

Edhe përtej Biblës ekzistojnë të dhëna lidhur me këto ndodhi, si për shembull në raportimet e historisë romake. Vdekja dhe ringjallja e Jezusit janë fakte të sigurta historike. Shkencëtari Josh MacDowell donte të vërtetonte se Krishtërimi nuk ekziston, por gjatë kërkimeve të veta ai u bë vetë i krishterë dhe i ka shkruajtur rezultatet e kërkimeve të veta në librin „Fakti i ringjalljes“.

Vetë personat e fuqishëm në atë kohë kishin frikë, se Jezusi do të ringjallej. Prandaj ata e vulosën zyrtarisht varrin dhe e ruanin. Meqënëse ata nuk mund ta tregonin më trupin e Krishtit, kjo tregon, se Jezusi është ringjallur me trup. Nëse nuk do të ishte kështu, atëherë besimi në të do ishte i kotë.
Jezusi u pa nga shumë njerëz pas ringjalljes së Tij dhe ai ka ngrënë për shembull peshk. Tomasi, njëri nga 12 dishepujt nuk e besonte që Jezusi ishte ringjallur. Por kur ai e pa Jezusin dhe kur preku plagët e tij, e besoi ringjalljen e Tij.

Të krishterët në mbarë botën janë të sigurt për ringjalljen trupore të Krishtit dhe këtë gezim ata e tregojnë edhe me një përshëndetje që ia thonë dhe i përgjigjen njëri-tjetrit ditën e të dielës së pashkës: “Krishti u ngjall” – “Vërtet u ngjall”.

Informacione të tjera

Nëse dëshironi të dini më shumë rreth pashkës, atëherë mund të vizitoni për shembull një nga kopshtet e pashkës në afërsinë tuaj (www.sinnenpark.de). Aty tregohet historia e Jezusit duke filluar nga e enjtja e madhe deri të dielën e pashkës. Dhe sigurisht që mund të vizitoni një shërbesë në afërsinë tuaj ditën e të dielës së pashkës.

Shumë bashkësi organizojnë shëtitje për pashkë dhe hanë së bashku mëngjez. Edhe jo të krishterë janë të mirëpritur të marrin pjesë si miq në të gjitha këto aktivitete. Ne ju ftojmë pse jo të vizitoni një shërbesë të tillë – ndoshta me personin, i cili ju ka tërhequr vemendjen tek Deutschland-Begleiter.de.

Tek faqja e kontaktit në Deutschland-Begleiter.de mund të gjeni njerëz në afërsinë tuaj, të cilët mund t´ju ndihmojnë të kuptoni besimin e krishterë.

Edhe diçka: Nëse për pashkë shikoni fëmijë që kërkojnë ëmbëlsira në kopshtin e shtëpisë apo në banesë, edhe kjo traditë është pjesë e pashkës. Fshehja dhe kërkimi i embëlsirave dhe dhuratave të vogla është thjesht një traditë e bukur, të cilën gjermanët e ruajnë për pashkë.

Për shkarkim

Këtë tekst mund ta shkarkoni në formatin PDF në gjuhen tuaj:

Ndaj këtë faqe

Ndaj në facebookNdaj në twitterNdaj në Whatsapp

Ihr Browser ist stark veraltet

Bitte aktualisieren Sie Ihren Browser!